Dr. Juan Moisés De La Serna

Sëmundja E Alzheimerit I


Скачать книгу

e viteve, aty tek të gjashtëdhjetat, nëse qëllon të bëhet po prapë e njëjta pyetje, çuditërisht kanceri kthehet në shkakun e dytë të frikës për këtë sëmundje.

      Duket se në vend të parë, është Alzheimeri si sëmundja e parë më e frikshme.

      Në ndryshim nga sëmundja e kancerit, Alzheimeri nuk sjell një rrënim fizik aq të dukshëm në kohë të shkurtër, dhe as nuk e shkurton jetën aq shpejt si kanceri.

      Por pavarësisht të gjitha pasojave, nëse do bëhej një krahasim, të moshuarit i frikësohen më shumë Alzheimerit për ndërlikimet kognitive që shkakton.

      Me t’u plakur, largohen nga kjo jetë të dashurit e tu, në fillim prindërit, vëllezërit dhe motrat e tyre, pastaj vëllezërit e tu, miqtë, madje edhe partneri apo partnerja.

      Arrini të mbijetoni, por diçka mbetet nga e gjitha kjo, kujtimi për atë që jemi, atë që ndajmë bashkë me ta, diçka që kthehet në thesarin më të çmuar të një njeriu të plakur, më i çmuar se të gjitha pronat, titujt dhe privilegjet që mund të zotëroni.

      Por ky thesar duket se është në rrezik si rezultat i vuajtjeve të mundshme nga Alzheimeri.

      Mendimi se pak nga pak kujtimet zhduken, duke arritur deri atje sa të harrohet edhe se kush je, është një nga “makthet’ më të tmerrshme të një njeriu të plakur, shumë më shumë se çdo lloj sëmundje tjetër, përfshi dhe kancerin.

      Për të shmangur këto frikëra, do të jetë me vend të zhvillohen fushata informimi, ku të shpjegohet realiteti i Alzheimerit, se si ai godet një përqindje të vogël, dhe mbi të gjitha përparimet e mëdha që po bëhen për diagnostikimin e hershëm dhe për trajtimin e tij.

      Sëmundja e Alzheimerit ka si karakteristikë të saj shtrirjen në disa zona cerebrale, gjë që do të ketë pasoja progresive në mënyrën e të menduarit, të ndjerit, dhe të sjellurit të vetë personit, duke filluar që nga humbja e kujtesës.

      Këto ndryshime sjellin, me kohën, dëmtime të mëdha në aftësinë e pacientit për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, duke prishur si cilësinë e jetës ashtu edhe pavarësinë e tij. Kjo sëmundje bën pjesë në grupin e demencave, duke i përkufizuar këto të fundit si humbje e funksioneve që ka pësuar vetë personi, si tek të folurit, të menduarit apo dhe në kujtesë.

      <<Sëmundja e Alzheimerit. Është lloji më i zakonshëm i demencës dhe është shkaku në afro gjysmën e të gjitha rasteve. Mban emrin e mjekut që e zbuloi për herë të parë. Në sëmundjen e Alzheimerit, truri zvogëlohet gradualisht. Sasitë e disa lëndëve kimike të trurit (neurotransmetuesit) zvogëlohen, në veçanti një lëndë e quajtur acetilkolinë. Këto substanca kimike ndihmojnë në dërgimin e mesazheve ndërmjet qelizave cerebrale. Gjithashtu formohen në të gjithë trurin edhe depozita të vogla të quajtura pllaka. Nuk dihet se pse ndodhin këto ndryshime brenda në tru, ose më saktë se si e shkaktojnë ato demencën. Sëmundja e Alzheimerit shtohet gradualisht (përkeqësohet), me kohën truri preket gjithnjë e më shumë.

      Prof. Dr. Quazi Imam, drejtor mjekësor i spitalit “Arlington Memorial i Teksasit (SHBA)”>>

      Të flasësh për Alzheimerin do të thotë të flasësh për humbjen e kujtesës, në fakt, vetë familjarët kur shohin se personi i moshuar fillon të paraqesë simptoma të shpeshta, sugjerojnë për të bërë një kontroll në mënyrë që ta përjashtojnë këtë të keqe.

      Por humbja e kujtesës, nuk është e vetmja simptomë, dhe as duhet të jetë e para që shfaqet në sëmundjen e Alzheimerit. Prej vitesh tashmë është zbuluar se fillimisht mund të shfaqen ndryshime në gjendjen emocionale dhe në sjellje, që nganjëherë mund të ngatërrohen me degradimin si pasojë e moshës së madhe, dhe që do të trajtohen në fushën përkatëse. Ekzistojnë pyetësorë për zbulimin e hershëm të Alzheimerit që kërkojnë të zbulojnë tamam këto degradime, dhe jo vetëm degradimet e kujtesës, siç është pikërisht rasti i N. P. I. (Inventari Neuropsikiatrik). Kjo sëmundje ka një fillim “të heshtur”, dhe vetëm pasi kalojnë gati 10 apo 20 vite, problemet me kujtesën shfaqen si simptoma më e dukshme.

      Janë të shumtë faktorët që implikojnë përkeqësimin e kësaj sëmundjeje, duke marrë parasysh edhe, se në pjesën më të madhe të rasteve rezulton tek personat me moshë të madhe, kryesisht mbi 60 vjeç, dhe është një nga dobësitë e moshës që së bashku me sëmundjen do të arrijë të dëmtojë cilësinë e jetës.

      Sëmundja e Alzheimerit bën pjesë në grupin e demencave, ku ndodhet edhe sëmundja e Pick-ut dhe demenca me trupa Levi, ku të gjitha këto përbëjnë demencat primare.

      Ekziston një grup tjetër, me emërtimin demencat sekondare, simptomat e të cilave vijnë si pasojë e sëmundjeve të tjera, si problemet vaskulare, hipotiroidizmi, pamjaftueshmëria e vitaminës B6 apo dhe tumoret mes të tjerave. Por a është sëmundja e Alzheimerit më e rënda prej demencave të mundshme?

      Ekzaktësisht në lidhje me këtë po bëhen kërkime në Institutin Karolinska, spitalin universitar Karolinska (Suedi), spitalin universitar Stavanger (Norvegji) dhe në “qendrën e kërkimeve ndërkombëtare dhe spitalin universitar të Santa Anës (Republika Çeke)” rezultatet e të cilave janë publikuar në revistën shkencore “Alzheimer’s Research& Therapy”.

      << Demenca është forma më e rëndë e problemeve me kujtesën. Demenca është një sëmundje e trurit që shkakton një humbje graduale të aftësisë trunore, duke përfshirë problemet me kujtesën, të kuptuarit, gjykimin, të menduarit dhe të folurit. Gjithashtu, problemet e tjera zhvillohen normalisht si p.sh ndryshimi në personalitet dhe në mënyrën sesi personi ndërvepron me njerëzit e tjerë në rrethana sociale.

      Përderisa demenca është progresive, edhe aftësia e një personi për t’u kujdesur për veten mund të shkojë deri aty sa të dëmtohet çdo ditë.

      Dr. Quazi Imam, drejtor mjekësor i spitalit

      Arlington Memorial i Teksasit (SHBA)>>

      Hulumtuesit pohojnë për ekzistencën e njëfarë paditurie nga vetë popullata, por edhe nga grupet e hulumtuesve në lidhje me demencat e tjera, veçanërisht atë me trupa Levi, e konsideruar si më e ndërlikuar klinikisht dhe që kërkon vëmendje më të madhe nga ana e të afërmve dhe asistentëve, dhe për të vërtetuar shkallën e rëndimit të saj kanë propozuar shqyrtimin e faktorëve që influencojnë tek sëmundja e Alzheimerit krahasuar me demencën me trupat Levi.

      Në studim morën pjesë 9795 pacientë të një moshe mbi 70 vjeç, 60% e të cilëve ishin gra, ku 93,5% e tyre ishin të diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit dhe pjesa tjetër e D. C. L., vinin të gjithë nga “regjistri kombëtar i pacientëve të Suedisë” ndërmjet viteve 2007-2012.

      Te të gjithë pjesëmarrësit u realizuan diagnostikime të mëtejshme duke parë për ndonjë prani të psikopatologjive të tjera nëpërmjet aplikimit të pyetësorit të standartizuar mbi demencat e quajtura C. I. E. – 10 (shkurtimi në italisht i klasifikimit ndërkombëtar të çrregullimeve versioni 10), dhe ku më tej u konstatua prania ose jo e depresionit, ankthit, çrregullimit të sjelljes, çrregullimit afektiv bipolar, problemeve me gjumin, hemorragjisë cerebrale, epilepsisë, emikranisë, problemeve kardiovaskulare apo dhimbjeve të kokës.

      Rezultatet tregojnë diferenca të konsiderueshme të rezultateve më të këqija tek pacientet me D. C. L. në krahasim me ata që kanë sëmundjen e Alzheimerit, ku të parët normalisht merrnin më shumë trajtim mjekësor, përveçse kishin një incidencë shumë më të madhe të depresionit, emikranisë dhe hemorragjisë cerebrale. E gjitha kjo do të sillte rritjen e pasojave negative tek pacientët me D.C.L si tek shëndeti i tyre fizik ashtu edhe ai mendor.

      << D.C.L. (demenca me trupa Levi) është një lloj demence që ka të njëjtat simptoma