Danilo Clementoni

Kryqëzimi Me Nibirun


Скачать книгу

rëndesës do të arrijë prapëseprapë që të bëjë punën e vet.»

      Â«Po thua se kjo gjë mund të mos jetë prapë e mjaftueshme për të parandaluar katastrofën?» pyeti Elisa duke iu afruar alienit me një mënyrë të frikshme.

      Â«Ndoshta jo tërësisht» ia ktheu Petri duke bërë një hap të vogël mbrapa. «Nga përllogaritjet që kam bërë, do të thoja se afro dhjetë përqind e grimcave të rëndesës mund t’i shpëtonte këtij lloj kurthi.»

      Â«Domethënë se mund të ishte një mundim i gjithi i çuar dëm?»

      Â«Aspak» iu përgjigj Petri. «Do të pakësojmë efektet e nëntëdhjetë përqindëshit. Do të na mbetet që të merremi me pak gjë.»

      Â«Do ta quajmë “Newark”» tha Elisa e kënaqur. «Tani kemi shumë punë për të bërë. Shtatë ditë kalojnë shumë shpejt.»

      Të dy personazhet e pazakontë, akoma të veshur si beduinë, sapo kishin hyrë në strofkullën e tyre në qytet kur, nga portabli i lënë ndezur mbi tavolinën e sallonit, një tingull i lehtë me ndërprerje u tërhoqi vëmendjen.

      Â«Po tani kush dreqin është?» pyeti me bezdi ai i holli.

      Trashaluqi, gjithnjë e më ngurrues, iu afrua kompjuterit dhe, pasi shtypi një fjalëkalim vërtet të komplikuar, tha «Është një mesazh nga baza.»

      Â«Do të duan të marrin vesh rezultatin e operacionit.»

      Â«Më jep një sekondë sa ta deshifroj.»

      Mbi ekran u shfaqën fillimisht një varg karakteresh të pakuptueshme pastaj, pas një kombinimi kodesh të shtypur njëri pas tjetrit, mesazhi nisi ngadalë të përvijohej.

      Gjenerali është kapur dhe është dërguar në bazën ajrore Camp Adder. Nevojitet operacioni për lirimin e tij të menjëhershëm.

      Â«Ã‡a dreqin» thirri trashaluqi. «E kanë marrë vesh tashmë.»

      Â«Po si dreqin do ta kenë marrë vesh?»

      Â«Bah, me siguri që kanë kanale më direkte se tonat. Atyre atje nuk u shpëton asgjë.»

      Â«E sipas tyre si do duhet të veprojmë?»

      Â«E ku ta di unë. Këtu thuhet vetëm se duhet të shkojmë që ta lirojmë.»

      Â«Kështu te katranosur si jemi? Nuk më duket mirë fare.»

      Tipi i gjatë dhe i hollë nxori një karrige nga poshtë tavolinës, e rrotulloi nëntëdhjetë gradë pastaj, duke nxjerrë një varg rënkimesh sporadike, u plandos. «Vetëm këtë kishim mangut.»

      Mbështeti njërin bërryl mbi sipërfaqen e sheshtë dhe hodhi vështrimin përtej dritares që kishte përballë. Vuri re se xhamat ishin krejt të pisët dhe se ana e djathtë kishte një të çarë që e përshkonte gati në gjithë gjatësinë.

      Papritmas, ngriti sytë menjëherë në drejtim të shokut dhe, pasi bëri një buzëqeshje të vogël prej djalli, tha «Më erdhi një ide.»

      Â«E dija, e njoh mirë atë vështrim.»

      Â«Shko të marrësh kutinë e ndihmës së shpejtë dhe më lër t’i hedh një sy asaj xhungës që ke në kokë.»

      Â«Me thënë të drejtën jam më shumë në merak për kyçin tim të shkretë. Nuk do të doja që të ishte thyer.»

      Â«Mos u merakos, ta rregulloj unë. Që fëmijë doja të bëhesha veteriner.»

      Pasi kaloi pak më shumë se një orë dhe pas ilaçeve kundër dhembjeve dhe pomadave të ndryshme të spërkatur ngado, të dy shokët në fakt ishin kthyer gati si të rinj.

      I holli, pasi u pa në pasqyrën e varur në faqen përbri derës së hyrjes, tha me një pamje të kënaqur «Tani mund të veprojmë» dhe u fut në dhomën e gjumit. Doli pas pak me dy uniforma ushtarake amerikane në dorë të shtrira fund e krye.

      Â«Po ato ku i more?» pyeti me habi trashaluqi.

      Â«Bëjnë pjesë në pajisjet e emergjencës që kam sjellë me vete. Kurrë nuk i dihet.»

      Â«Ti je i dalë mendsh krejt» shtoi tipi i shëndoshë, duke tundur lehtë kokën. «E çfarë duhet të bëjmë?»

      Â«Ja plani» foli i kënaqur i holli ndërkohë që i hidhte shokut të tij uniformën e prerjes XXL. «Ti do të jesh gjenerali Riçard Rajt, përgjegjësi i agjencisë qeveritare shumë sekrete ekzistencën e së cilës askush nuk e di.»

      Â«Qartë, është shumë sekrete. Po ti?»

      Â«Unë do të kem krahu yt i djathtë. Koloneli Oliver Morris, në shërbimin tuaj, zotëri.»

      Â«Domethënë jam eprori yt. Më pëlqen kjo gjë.»

      Â«Por mos të të bëhet zakon kjo, në rregull?» foli i holli duke mbajtur lart gishtin tregues. «Dhe këto janë dokumentet tona me kartat përkatëse të identifikimit.»

      Â«Dreq. Ngjajnë si të vërteta.»

      Â«Dhe nuk mbaron këtu, plako» dhe i tregoi një fletë letre firmosur direkt nga vetë koloneli Xhek Hadson. «Kjo është kërkesa zyrtare e dorëzimit të të burgosurit për transferimin në një vend më të “sigurt”. »

      Â«Po ku dreqin e more?»

      Â«E printova më përpara ndërkohë që ti ishte në dush. Mendoje se vetëm ti je magjistar i kompjuterit?»

      Â«Jam i befasuar. Është edhe më mirë se origjinalja.»

      Â«Do të paraqitemi në bazën ushtarake dhe do t’i bëjmë që të na dorëzojnë gjeneralin. Nëse do të kenë kundërshtime, mund t’u themi gjithmonë që të telefonojnë direkt kolonelin Hadson. Nuk besoj se celulari mund të funksionojë në hapësirë» dhe të dy kështu shpërthyen duke qeshur me të madhe.

      Pas afro një ore, ndërkohë që dielli ishte fshehur tashmë mbrapa një dune të lartë, një xhip ushtarak, brenda të cilit gjendej një kolonel dhe një gjeneral të veshur kokë e këmbë, u ndal para hyrjes së bazës ajrore të Imam Ali ose Camp Adder siç e kishin pagëzuar amerikanët gjatë luftës në Irak. Nga kulla e blinduar e vrojtimit dolën dy ushtarakë të armatosur gjer në dhëmbë dhe u drejtuan me hapa të shpejtë drejt automjetit. Dy të tjerë, të mbetur pak më larg, i mbanin pasagjerët nën mbikqyrje.