bëra unë. U ngjita në mal, u përballa me tre sfida, hyra në shpellë, i kalova kurthet e saj dhe arrita në destinacionin tim. Kalova mespërmes labirinthit dhe kjo nuk më lumturoi dhe aq shumë përderisa tashmë e kam kaluar sfidën. Dua të kërkoj horizonte të reja. Kam ecur për dy milje midis dhomës së fshehtë, skenarit të dytë dhe të tretë dhe me t’i kaluar me sukses ndihem paksa i lodhur. Ndjej djersën që më rrëkëllin poshtë; ndjej gjithashtu presionin e ajrit dhe lagështinë e pakët. I afrohem ninxhas, kundërshtarit tim. Ai ndihet akoma sikur ka dalë nokaut. Më vjen keq që të trajtova në atë mënyrë por këtu luhet me ëndrrën, shpresën dhe fatin tim. Çdo njeri duhet të marrë vendime të rëndësishme në situata të rëndësishme. Frika, turpi, dhe morali vetëm sa pengojnë në vend që të ndihmojnë. I ledhatoj fytyrën dhe mundohem të risjell jetën në trupin e tij. Veproj kështu pasi ne nuk jemi më kundërshtarë por bashkëudhëtarë të këtij episodi. Ai ngrihet dhe më përgëzon duke u përkulur shumë. Gjithçka është lënë pas: Lufta, "forcat tona të kundërta", gjuhët tona të ndryshme, dhe objektivat tona të qarta. Jetojmë në një situatë që është ndryshe nga ajo e para. Mund të flasim, kuptojmë njëri tjetrin, dhe kushedi, ndoshta edhe bëhemi shokë. Ashtu si proverbi i mëposhtëm: Bëje armikun tënd një shok të flaktë dhe të besës. Më në fund ai më përqafon, më thotë mirupafshim dhe më uron fat. Dhe unë ia kthej me po të njëjtën veprim. Ai do vazhdojë të përbëjë një pjesë të misterit të shpellës dhe unë do të përbëj një pjesë të misterit të jetës dhe të botës. Ne jemi "forcat e kundërta” që kemi gjetur njëri tjetrin. Ky është qëllimi im në këtë libër: të bashkojmë "forcat e kundërta." Vazhdoj të eci në galerinë që të çon te skenari i parë. E ndjej se kam besim tek vetja dhe jam totalisht i qetë në ndryshim nga koha kur isha brenda në shpellë. Frika, errësira dhe e paparashikueshmja më trembën të gjitha. Të treja dyert që përfaqësonin lumturinë, frikën dhe dështimin më ndihmuan që të zhvillohesha dhe të kuptoja domethënien e gjërave. Dështimi përfaqëson gjithçka që i largohemi pa e ditur se pse. Dështimi duhet të jetë gjithnjë një moment ku të mësojmë. Ky është momenti kur qenia njerëzore e zbulon se nuk është e përsosur, që rruga nuk është projektuar dhe ky është momenti i rëndërtimit. Kjo është ajo çka duhet të bëjmë gjithmonë: Të rilindim. Marrim pemët për shembull: ato humbasin gjethet e tyre, por jo jetën. Le të jemi edhe ne siç janë ato: Metamorfozë që ecën. Këtë kërkon jeta. Frika është e pranishme kurdoherë që ne ndihemi të kërcënuar apo nën presion. Është pika e fillimit për dështimet e reja. Kapërcejini frikërat tuaja dhe zbuloni se ato ekzistojnë vetëm në imagjinatën tuaj. Kam përshkuar një pjesë të mirë të galerisë së shpellës, dhe në këtë moment fillestar kaloj përmes derës së lumturisë. Çdokush mund të kalojë përmes kësaj dere dhe të bindet vetë se lumturia ekziston dhe mund të arrihet nëse jemi plotësisht në harmoni me universin. Është relativisht e thjeshtë. Punëtori, muratori, portieri janë të lumtur kur realizojnë misionet e tyre; Fermeri, kultivuesi i kallam sheqerit, kauboji janë të gjithë të lumtur kur mbledhin produktet nga puna e tyre; mësuesi nga të mësuarit dhe mësimdhënia; shkrimtari nga të shkruarit dhe nga të lexuarit: prifti kur transmeton mesazhin hyjnor, dhe fëmijët në nevojë, jetimët, dhe lypësit janë të lumtur kur marrin fjalë që shprehin ngrohtësi dhe kujdes. Lumturia është brenda nesh dhe vazhdimisht pret që ta zbulojmë. Për të qenë me të vërtetë të lumtur duhet të harrojmë urrejtjen, thashethemet, dështimet, frikën dhe turpin. Vazhdoj të eci dhe shoh të gjitha kurthet që arrita të kapërceja dhe pyes veten se nga se janë bërë njerëzit në rast se nuk kanë besime, rrugë apo fate. Asnjëri prej tyre nuk do t’u mbijetonte kurtheve pasi nuk kanë ndonjë rrjet sigurie, dritë apo forcë që t’i mbështesë. Njeriu nuk është asgjë nëse është vetëm. Ai bëhet dikushi vetëm kur është i lidhur me forcat njerëzore. Ai mund t’i bëjë vend vetes nëse është në harmoni të plotë me universin. Ja kështu ndihem unë tani: Në harmoni të plotë sepse u ngjita në mal, kalova të treja sfidat dhe e munda shpellën, shpellën që e bëri ëndrrën time realitet. Ecja ime po i afrohet fundit pasi shoh dritë që vjen nga hyrja e shpellës. Shumë shpejt do gjendem jashtë.
Конец ознакомительного фрагмента.
Текст предоставлен ООО «ЛитРес».
Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес.
Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.