Danilo Clementoni

Rikthim Në Tokë


Скачать книгу

«Ça kuçke. Të gjitha gratë njësoj janë. Në fillim të bëjnë që t’u besosh, të çojnë në qiell, pastaj të japin duart sikur të mos ketë ndodhur gjë.»

      Â«Besoj se dhjetë dollarët e tu do të jenë shumë shpejt tek xhepat e mi» tha ai i holli, duke e pasuar deklaratën me një të gajasur të fortë.

      Â«Me thënë të vërtetën, nuk më bëhet vonë fare se kë çon në shtrat profesoresha jonë. Mos harro se jemi këtu vetëm për të zbuluar gjithçka që ajo di.» Dhe ndërkohë që mundohej të rregullohej pak më mirë në sedilje, duke parë që shpina po fillonte t’i dhimbte shumë, shtoi «Do të duhej që të kishim gjetur mënyrën për të instaluar edhe një telekamera të mirë në këtë dreq lokali.»

      Â«Po, edhe sikur thjesht poshtë tryezës, kështu që do të mundeshe t’i shikoje edhe kofshët.»

      Â«Idiot. Po kush ka qenë ai trap që të ka përzgjedhur për këtë mision?»

      Â«Shefi ynë, miku im. Dhe do të këshilloja që të evitosh ndonjë sharje ndaj tij, duke parë që edhe ai e di mjaft mirë si të instalojë mikropërgjuesa dhe nuk besoj se do të kishte vështirësi që të vendoste ndonjë të tillë edhe në këtë makinë.»

      Trashaluqi u hodh përpjetë dhe për një çast besoi se zemra i kish ndalur së rrahuri. Po kërkonte që të bënte karrierë dhe të shante shefin direkt, por që me siguri nuk ishte mënyra më e mirë për të ecur përpara.

      Â«Mjaft më me budallallëqe» tha, duke u përpjekur që të bëhej serioz dhe profesional. «Shiko të bësh mirë punën tënde dhe le të kthehemi në bazë me diçka konkrete.» Duke u shprehur kështu, nisi të fiksonte një pikë jo të përcaktuar mirë në errësirën e natës, përtej xhamit paksa të mjegullt.

      Elisa nxori nga çanta palmtop-in që e merrte gjithmonë me vete, e mbështeti mbi tryezë, dhe filloi që të shfletonte fotot. Koloneli, gjithë kureshtje, u përpoq që të zgjaste vështrimin për të parë ndonjë gjë, por këndi nuk ia lejoi. Ajo, pasi gjeti ato çfarë kërkonte, u ngrit dhe u ul mbi karrige në krah të tij. «Atëherë» ia nisi Elisa «rehatohu mirë pasi historia është e gjatë. Do të përpiqem që ta përmbledh sa më shumë që të mundem.»

      Duke shfletuar shpejt me anë të gishtit tregues në ekranin e palmtop-it, arriti të tregojë një foto të një pllakate gdhendur me vizatime të çuditshme dhe me shkrime në formë pyke.

      Â«Kjo është fotoja e një prej pllakatave që u gjendën në varrin e mbretit Baldovino II të Jeruzalemit» vazhdoi Elisa «i cili supozohet të ketë qenë i pari, në 1119, që hapi Shpellën e Makpelas, e quajtur edhe si Shpella e Patriarkëve, ku duket se janë varrosur Abrahami dhe të dy bijtë e tij Isaku dhe Jakobi. Këto varre do të gjendeshin në nëntokën e asaj që sot u quajt si Xhamia ose Vendi i Shenjtë i Abrahamit në Hebron të Cisjordanisë.» Në këtë pikë, i tregoi atij një foto të xhamisë.

      Â«Në brendësi të varreve» vazhdoi Elisa «mbreti do të gjente, përveç objekteve të panumërta të natyrave të ndryshme, edhe një sërë pllakatesh që i përkisnin Abrahamit. Gjithashtu mendohet se ato mund të përfaqësojnë një lloj ditari që kishte mbajtur ai dhe në të cilin kishte shënuar momentet më të rëndësishme të jetës.»

      Â«Një si lloj “momentesh historike të rrugëtimit”» provoi Xheku që t’i paraprinte, duke shpresuar që të bënte një figurë të mirë.

      Â«Po në njëfarë kuptimi, duke parë që rrugë kishte bërë vërtet shumë, brenda epokës. »

      Duke shfletuar një foto tjetër, Elisa vazhdoi të shpjegonte. «ekspertët më të mirë të gjuhës dhe të mënyrave të përfaqësimit grafik të epokës janë përpjekur që të deshifrojnë atë çfarë është gdhendur mbi këtë pllakatë. Mendimet kanë qenë, me sa duket, tepër kontradiktore në disa pjesë, por të gjithë kanë pranuar se kjo» dhe arriti që të zmadhojë një detaj nga fotoja «përkthehet në “vazo” ose edhe në “amfora e Zotave”. Në vazhdim janë fjalët “varrosje”, “sekret” dhe “mbrojtje” edhe ato mjaft të qarta.»

      Xheku fillonte të ndihej paksa i çoroditur por, duke bërë shenjë me kokë, u përpoq që të bindte Elisën se ai po e ndiqte në mënyrë të përkryer. Ajo e vështroi për një çast, pastaj vazhdoi duke thënë «Ndërsa ky simboli» dhe rregulloi ekranin për ta bërë sa më të qartë që mundej «sipas disave, duhet të përfaqësojë një varr, varrin e një prej Zotave. Ndërsa kjo pjesë duhet të përshkruante një nga Zotat që paralajmëron ose edhe kërcënon popullin e bashkuar rreth tij.»

      Koloneli, pak në sajë të alkolit, pak në sajë të aromës eksituese që Elisa lëshonte rreth vetes dhe për shkak edhe të syve të saj brenda të cilave kishte humbur krejtësisht, nuk po merrte vesh asgjë. Vazhdoi prapëseprapë të tundte kokën sikur gjithçka të kishte qenë tepër e qartë.

      Â«Si konkluzion, për t’i rënë shkurt» vazhdoi Elisa duke vënë re turbullimin në rritje të Xhekut «ekspertët kanë interpretuar përmbajtjen e kësaj pllakate, si simbolizimi i një ngjarjeje të verifikuar në kohën e Abrahamit në të cilën, një Zot i presupozuar ose Zotat në përgjithësi, do të kenë fshehur duke e groposur në afërsi të një varri të tyre, diçka shumë të çmuar, të paktën për vetë ata.»

      Â«Më duket paksa i përgjithshëm si përfundim» ia nisi Xheku, duke u përpjekur që t’i jepte ton. «Të thuash që diçka e çmuar është varrosur në afërsitë e një varri të Zotave, nuk është njëlloj sikur t’i kesh dhënë kordinatat GPS-it. Mund t’i referohet çfarëdolloj gjëje në çfarëdolloj vendi.»

      Â«Ke të drejtë, por të gjitha shkrimet, veçanërisht ato më të rëndësishmet shumë kohë më parë, duhet të interpretohen dhe kontekstualizohen në çfarëdo lloj mënyre. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë ekspertët dhe, ja papritur, unë jam pikërisht një prej tyre.» Duke u shprehur kështu, filloi që të imitonte lëvizjet e një modeleje ndërkohë që fotografohej nga paparacët.

      Â«Po, po në rregull. E di që je e zonja. Por tani përpiqu që të bësh që edhe ne të gjorët, të kuptojmë diçka.»

      Â«Në thelb» mori fjalën prapë Elisa, ndërsa e përmblidhte sërish «pasi të kemi analizuar dhe krahasuar objektet historike