mund të ketë regjistruar praninë tonë» guxoi të supozonte Azakisi.
«Jo vetëm, miku im. Instrumentet e tua në bord janë të programuar për të analizuar objekte në largësi qindra deri mijëra kilometra dhe ne i kemi kaluar aq afër saqë, po të mos ishim në kozmos, zhvendosja e ajrit do të vazhdonte ende ta rrotullonte si një helikë.»
«Dhe tani që i jemi larguar, mendon se mund ta zbulojë praninë tonë? »
«Mendoj vërtet që jo. Jemi padyshim shumë të vegjël dhe të shpejtë për të qenë në fokus të âinteresaveâ të tyre.»
«Në rregull» foli Azakisi. «Më në fund ky më duket një lajm i mirë.»
«Kam provuar të bëj një analizë të metodës së transmetimit të të dhënave të përvetësuara nga sonda» vazhdoi Petri. «Duket që nuk është pajisur ende me teknologjinë e âvorbullave të dritësâ si kjo e jona, por shfrytëzon akoma një sistem të vjetër me anë të modulacionit të frekuencës.»
«A sâishte ajo që përdornin paraardhësit tanë përpara Revolucionit të Madh14 ?» pyeti Azakisi.
«Saktë. Nuk ishte shumë efiçente, por mundësoi që të shkëmbeheshin informacione në të gjithë planetin për shumë kohë dhe padyshim ka kontribuar për të arritur aty ku gjendemi tani.»
Azakisi u ul mbi karrigen e komandimit, nduku për një çast gishtin tregues, pastaj tha «Nëse ky është sistemi i komunikacionit që përdoret aktualisht në Tokë, ndoshta do të mundemi që të kapim ndonjë transmetim të tyre.»
«Po, ndoshta edhe ndonjë film të bukur porno» komentoi Petri, duke nxjerrë paksa gjuhën në anën e majtë të gojës.
«Mjaft me këto budallallëqe. Përse nuk përpiqesh më mirë që të ripërshtatësh sistemin tonë të komunikacionit sekondar me këtë teknologji? Do doja të isha sa më i përgatitur që të jetë e mundur kur të mbërrija atje.»
«Kuptova. Më presin orë të tëra pune në këtë kabinë tepër të ngushtë. »
«Si thua sikur të hamë diçka më përpara?» ia nisi Azakisi, duke parandjerë kërkesën e shokut, të cilën e përfytyronte se do të dilte pas pak çastesh.
«Kjo është gjëja e parë më e arsyeshme që po dëgjoj të thuash sot» u përgjigj Petri. «I gjithë ky trazim më ka futur oreksin.»
«Në rregull, bëjmë një pushim por vendos unë se çfarë të marrim. Mëlçitë e Nebirit që zgjodhe dje, kanë mbetur aq shumë në stomakun tim të mjerë saqë me dukej sikur kishin zënë rrënjë.»
Nja dhjetë minuta më pas, ndërsa të dy shokët e udhëtimit gjendeshin akoma të përqendruar tek vakti i tyre, mbi Tokë, në Qendrën e Kontrollit të Misioneve të NASA-s, një inxhinier në moshë të re po vërente një ndryshim të çuditshëm të itinerarit të sondës që po monitoronte.
«Shef» foli te mikrofoni që e kishte një centimentër nga goja dhe që ishte i lidhur te kufja. «Ndoshta kemi një problem.»
«Ãfarë problemi?» nxitoi të përgjigjej inxhinieri përgjegjës i misionit.
«Më duket se Juno, për ndonjë shkak ende të panjohur, ka pësuar menjëherë një ndryshim të lehtë të itinerarit të saj të paracaktuar. »
«Ndryshuar? Dhe që kur? Por çfarë e ka shtytur?» Djersë të ftohta po i binin tashmë. Kostoja e atij misioni ishte jashtë mase e lartë dhe asgjë nuk duhej që të shkonte keq.
«Jam duke analizuar të dhënat pikërisht në këtë moment. Telemetria tregon për një zhvendosje me 0,01 gradë pa asnjë shkak të qartë. Gjithçka duket se po funksionon në rregull.»
«Mund të jetë goditur nga ndonjë copë shkëmbi e thyer» mori guximin inxhinieri i moshuar. «Fundja zona e asteroideve nuk është aq larg.»
«Juno ndodhet praktikisht në orbitën e Jupiterit dhe atje nuk duhet të kishte asteroide » ngulmoi me shumë takt, i riu.
«Atëherë çfarë ka ndodhur? Duhet të ketë domosdoshmërisht ndonjë lloj keqfunksionimi.» U mendua për një sekondë dhe më pas urdhëroi «Dua një kontroll të dyfishtë mbi të gjitha pajisjet e sondës. Rezultatet brenda pesë minutave te kompjuteri im» dhe mbylli komunikuesin.
Inxhineri i ri e kuptoi menjëherë përgegjësinë që i ishte ngarkuar. Pa duart: i dridheshin lehtë. Vendosi të mos merrej me to. Ngarkoi një kolegun e tij për të përfunduar një check-up të diferencuar të sondës dhe kryqëzoi gishtat. Kompjuterat filluan që të zbatonin njëri pas tjetrit të gjitha kontrollet e programuara dhe pas disa minutash, mbi ekranin e tij, u shfaqën rezultatet e analizës:
Check-up i përfunduar. Të gjitha pajisjet janë operative..
«Duket gjithçka në rregull» komentoi kolegu.
«E atëherë çfarë dreqin ka ndodhur? Nëse nuk e zbulojmë brenda këtyre dy minutave, shefi do të na qërojë të dyve» dhe filloi të shtypte ethshëm komandat e trastierës që kishte përpara.
Asgjë prej gjëje. Funksionon gjithçka për mrekulli.
Duhej absolutisht të shpikte diçka dhe duhej ta bënte sa më shpejt. Nisi tâi binte me gishta ekranit. Vazhdoi për nja dhjetë sekonda, më pas vendosi të kujtonte rregullin e parë të pashkruar të manualit të etikës në vendin e punës: kurrë mos e kundërshto shefin.
Hapi mikrofonin dhe foli me furi «Shef, ju kishit të drejtë. Ka qenë tamam një asteroid i vogël trojan që devijoi sondën. Por fatmirësisht, nuk e ka goditur drejtpërsëdrejti, por vetëm i ka kaluar afër. Siç duket, shkëmbi i asteroidit ka krijuar një tërheqje gravitazionale minimale mbi Junon tonë, duke shkaktuar kësisoj devijimin e lehtë nga itinerari. Po jua dërgoj të dhënat» dhe mbajti frymën.
Pas disa çastesh që dukeshin se sâkishin fund, në kufje u dëgjua zëri krenar i shefit «Isha i sigurt. Biri im, instikti prej ujku të vjetër nuk mposhtet.» Më pas shtoi «Bëni përgatitjet për të aktivizuar motorët e sondës dhe për të korrigjuar itinerarin. Nuk do të toleroj gabime» dhe mbylli bisedën. Një sekondë më pas e rifilloi duke thënë «Punë e shkëlqyer djema.»
Inxhinieri i ri në moshë e ndjeu se gjaku po niste tâi lëvrinte nëpër trup. Zemra po i rrihte aq fort saqë arrinte ta dëgjonte tek pulsonte tek veshët. Fundja, fiks kështu mund të kishte shkuar. Hodhi vështrimin ngultas në drejtim të kolegut, dhe duke ngritur gishtin e madh, i