Federico Betti

Atropos


Скачать книгу

parë për herë të fundit?”

      â€œJavën e kaluar. Ishim ne të tre. Në përgjithësi, Paolo nuk ishte kur takoheshim.”

      â€œE si kështu?”, pyeti inspektori.

      â€œMe pëlqimin e të dyve. Donte të ishte një e dalë mes miqsh, pa të fejuarit apo të fejuarat.”

      â€œEdhe Paolo... Karnevali, donit të thonit?..Edhe ai kishte të njëjtin mendim?”

      â€œPo, për atë e kisha fjalën. Në fillim nuk ishte shumë dakord për faktin që të shiheshim vetëm ne të tre, ndoshta nga xhelozia... nuk di si t’jua them. Por pastaj, me sa duket, kohët e fundit e pranoi pa problem.”

      â€œE kuptoj. Më parë ju përmendët një ... Luna?”

      â€œPo, Luna Paltrinieri. A biseduat edhe me të?”

      â€œEnde jo, por kam një takim pas një ore në barin ku punon.”

      Dario Banjara tundi kokën.

      â€œEdhe ajo është një vajzë për së mbari.”

      Atë moment hyri një klient potencial, që pyeti nëse mund të fliste me dikë nga agjencia imobiliare. Po kërkonte një apartament në shitje.

      â€œVetëm një çast dhe erdha”, iu përgjigj Banjara dhe iu drejtua Xamanjit: “Nëse dëshironi, mund t’i kërkoj zonjës që të kthehet më vonë.”

      â€œMos u bëj merak, bëni qetë qetë punën tuaj. Do të dëgjohemi sërish.”

      Agjenti imobiliar e falenderoi Xamanjin dhe, ndërkohë që inspektori po dilte, e ftoi klientin të hynte brenda.

      Në orën e paracaktuar, Stefano Xamanji mbërriti në barin e Luna Patrinierit, në rrugën Andrea Kosta, pak a shumë afër agjencisë imobiliare ku punonte zoti Banjara.

      â€œPërshëndetje, ju jeni Luna?”, pyeti Xamanji kur nuk kishte klientë.

      â€œPo, unë jam.”

      â€œInspektori Xamanji.”

      â€œKënaqësi që po ju takoj. A do donit një kafe?”

      â€œMe kënaqësi, ju faleminderit.”

      Vajza i përgatiti një kafe dhe ia serviri me një bustinë me sheqer të bardhë, një me sheqer ngjyrë kafe dhe një me mjaltë.

      Duke pirë një kafe të hidhur, Xamanji tha: “Kam nevojë të flas me ju në lidhje me Luçia Mistronin.”

      â€œDo të bëj të pamundurën për t’ju ndihmuar.”

      â€œFaleminderit. Ndërkohë a mund të më thoni çfarë marrëdhënie kishit me vajzën? Di që keni qenë shoqe shkolle në lice.”

      â€œÃ‹shtë e vërtetë. A mund t’ju pyes se nga e morët vesh këtë fakt?”

      â€œFola pak më parë me zotin Banjara. Ai më tha se ju të tre keni qenë bashkë në shkollë. Shpresoj se nuk përbën problem për ty.”

      â€œE kuptoj. Gjithsesi jo, nuk është problem fare.”

      Xamanji piu gllënjkën e fundit të kafesë dhe baristja, pasi kishte sistemuar filxhanin, pjatën dhe lugën në koshin e lavastovilies, i tregoi inspektorit që faktikisht ata të tre si shokë shkolle, kishin rënë në sintoni që në fillim të vitit të parë të shkollës dhe e kishin ruajtur miqësinë edhe me të mbaruar provimet e pjekurisë. Të gjithë në punën e vet, arrinin në njëfarë mënyre që të shiheshin të paktën një herë në javë, gjatë fundjavave.

      â€œPërsa i përket punës, a dini të më thoni se ku punonte zonjusha Mistroni? E ëma nuk arriti të na thoshte ndonjë gjë të saktë.”

      I tha emrin e kompanisë dhe se punonte si përgjegjëse zyre për marketingun e jashtëm, dhe pastaj shtoi: “Duhet të më falni, por tani po trishtohem pa masë kur flas për të.”

      Dhe filloi të qante.

      â€œE kuptoj dhe më vjen vërtet shumë keq për atë që ka ndodhur. Por sidoqoftë ne duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe të gjejmë autorin.”

      â€œE di”, tha vajza, duke tundur kokën. “Shpresoj që ta gjeni shpejt.”

      â€œUroj.”

      â€œFaleminderit.”

      â€œAsgjë”, tha Xamanji. “A mund të mbështetem në ndihmën tuaj në çdo moment?”

      â€œSigurisht.”

      â€œShumë mirë”, e falenderoi inspektori. “Për momentin do thoja se mjafton me kaq. Do të kaloj këndej sapo të kem sërish nevojë për të folur me ju.”

      â€œDo t’ju pres.”

      Xamanji u nda nga vajza me një buzëqeshje dhe doli nga bari me shpresën ende të pashuar se do të mbërrinte në zgjidhjen e çështjes.

      Ngeleshin për t’u pyetur akoma dy miq të Luçia Mistronit, dhe ndërkohë kishte marrë edhe një informacion të ri: së shpejti do t’i duhej të bënte një vizitë edhe tek punëdhënësi i saj.

      Gjatë rrugës me makinë në drejtim të zyrës, Stefano Xamanji pyeti me vete se si po shkonte kërkimi i informacioneve nga ana e agjentit Finoki.

      

      IX

      Agjenti Finoki iu fut punës për të biseduar me të afërmit e Luçia Mistronit.

      E ëma i kishte shënuar vetëm të vëllain Atos, një dajë dhe një kushërirë.

      Rezultoi se të gjithë ata ishin tashmë në dijeni të fatkeqësisë që i kishte rënë zonjës Balxani dhe, kur agjenti arriti të fliste me të vëllain, ai filloi të qante duke thënë se nuk kishte reshtur së qari që prej momentit të marrjes së lajmit.

      Banonte vetëm në rrugën San Feliçe, në një apartament të vogël por funksional.

      â€œA mund të flas me ju për motrën Luçia?”, e pyeti Marko Finoki pas prezantimit.

      â€œSigurisht, urdhëroni brenda.”

      U ulën në dhomën e ndenjes, nën dritën e mëngjesit që ndriçonte ambjentin përmes xhamave të dritares.

      â€œSi ishin marrëdhëniet mes jush?”, donte të dinte agjenti.

      â€œDo thoja të shkëlqyera, edhe pse kohët e fundit nuk shiheshim shpesh, pasi unë kam qenë shumë në lëvizje për shkak të punës.”

      â€œE kuptoj. Çfarë pune bëni, a mund t’ju