Federico Betti

Atropos


Скачать книгу

      â€œJo. Sapo kisha ardhur nga një shërbim dhe të dielën vendosëm që të darkonim së bashku. Një picë për t’i rrëfyer njëri tjetrit ndonjë gjë.”

      â€œDhe si t’u duk ajo atë ditë? E qetë, apo kishte ndonjë gjë që nuk shkonte? Ishte ndoshta e shqetësuar për ndonjë gjë?”

      â€œMë foli për telefonatat që merrte. I shtinin frikën, edhe sepse nuk e kuptonte se nga mund t’i vinin.”

      â€œNuk e kishte idenë më të vogël se kush mund të ishte?”

      â€œJo.”

      â€œNuk e kishte denoncuar në polici?”

      â€œNuk di si t’ju përgjigjem.”

      â€œE kuptoj.”

      â€œA mund t’ju pyes se si është e mundur që gjendeni në shtëpi në këtë orë të ditës? Në këtë orar përgjithësisht punohet.”

      â€œKjo është një javë tepër e qetë, pa shërbime, dhe kur jam këtu punoj me turne. Deri të premten do të punoj nga ora dy e drekës deri në dhjetë të darkës.”

      â€œNë rregull. Ju kërkoj që të rrini në dispozicionin tonë në rast se do kemi ende nevojë për ndihmën tuaj.”

      â€œDo bëj çdo lloj gjëje që të mund t’ju ndihmoj për të gjetur autorin.”

      â€œJu falenderoj.”

      Agjenti Finoki u nda me të vëllain e Luçia Mistronit dhe doli përsëri në rrugë.

      Në mbrëmje do të takonte dajën dhe kushurirën e vajzës.

      Lanë takim në Komisariatin e policisë. Luixhi Mistroni, e bija Laura dhe gruaja e tij Antonia Çipola hynë brenda në sallën e vogël të pritjes dhe filluan të flisnin sapo agjenti Finoki erdhi nga jashtë.

      â€œMë vjen keq nëse ju kam shqetësuar në këtë orë të darkës. Sidoqoftë do të mbarojmë shpejt”, foli agjenti si fillim.

      â€œNuk ka problem”, tha daja i Luçias.

      â€œPo bisedojmë pak me gjithë personat me të cilët mbesa juaj ishte në kontakt të afërt”, sqaroi Marko Finoki duke iu drejtuar dy bashkëshortëve. “Duam të marrim sa më shumë informacion që të jetë mundur pasi kjo mund të na ndihmonte në zgjidhjen e çështjes.”

      â€œNe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë, me aq pak se mund të bëjmë.”

      â€œJu falenderoj”, tha Finoki, pastaj bëri një pauzë duke i pyetur të tre nëse do t’u pëlqente të pinin diçka, ujë, kafe, por ata nuk pranuan duke thënë se do të shkonin për darkë pasi të mbaronin me policinë.

      â€œDakord. Pikësëpari, a mund të më thoni si i kishit marrëdhëniet me Luçian?”

      Qe e shoqja që u përgjigj për të tre: “Të mira i kishim, edhe pse nuk shiheshim çdo javë. E dini... gjithkush ka angazhimet e veta. Luçia ishte shumë e zënë me punën, dhe për këtë arsye qëllonte më shumë të flisnim në telefon ose të shiheshim për fundjavë.”

      I shoqi dhe e bija tundën kokën, duke i konfirmuar agjentit se të gjitha ato që po thoshte zonja Antonia ishin të vërteta. Hipoteza tjetër ishte se, në rast se njëri nga të tre mund të qe autori, ishin marrë vesh të tre për të mbrojtur njëri tjetrin.

      â€œPrej sa kohësh nuk e shihnit Luçian?”

      â€œUnë... që prej disa javësh”, foli kushurira Laura. “Kishim shkuar për të bërë një xhiro në qendër të Bolonjës një të shtunë mbasdite, për t’u zbavitur disi dhe ngaqë na kishte treguar për telefonatat që merrte, ajo e ndjente të nevojshme të rrinte me dikë që i besonte.”

      â€œPra u kishte treguar edhe juve për telefonatat.”

      â€œNa kishte treguar gjatë një dreke familjare, afro dy apo tre javë më parë”, sqaroi daja.

      â€œE kuptoj”, tundi Finoki. “Me aq sa dini, a mendoni se kishte ndonjë person që mund të ketë pasur inat apo konflikt me Luçian? Ose edhe me ndonjë që mund të jetë grindur?”

      â€œNuk na vjen ndërmend ndonjë njeri”, u shpreh zonja Cipola pasi ishin këshilluar nën zë për disa çaste.

      â€œFaleminderit. Për momentin do thoja se mjafton me kaq. Ju kërkoj të rrini në dispozicion. Tani po ju lë të shkoni për darkë.”

      U ndanë duke u përshëndetur. Pak pasi daja, e shoqja dhe kushurira e Luçia Mistronit dolën nga Komisariati i policisë, agjenti Finoki u përgatit për t’u kthyer në shtëpi.

      

      X

      Mëngjesin e ditës së nesërme, kapiten Luci i kërkoi Xamanjit dhe Finokit që ta informonin për zhvillimet e fundit në lidhje me rastin e Luçia Mistronit.

      â€œPo marrim në pyetje miqtë dhe të afërmit e saj”, e sqaroi inspektori, “pastaj do duhet që të dëgjojmë edhe punëdhënësin e vajzës. Nuk është për t’u përjashtuar fakti se autori mund të jetë edhe ndonjë koleg i saj.”

      â€œTë afërmit që dëgjova”, shtoi agjenti Finoki, “kanë nxjerrë në dritë gjithmonë faktin që me sa duket vajza merrte telefonata kërcënuese. Duket se ajo kishte mjaft frikë, të paktën nga ato që donte të thoshte kushurira e saj.”

      â€œMirë atëherë, vazhdoni të kërkoni dhe shkoni shpejt tek personat që duhet të merrni akoma në pyetje.” konkludoi Luci.

      Xamanji dhe Finoki tundën kokën, dhe pastaj dolën në rrugë për të vajtur të bisedonin me punëdhënësin e vajzës dhe dy miqtë që figuronin akoma në listën që u kishte dhënë e ëma e Luçia Mistronit.

      Inspektori filloi nga Beatriçe Santini, që administronte një dyqan cigaresh në rrugën San Feliçe.

      Kur mbërriti aty, nuk gjeti asnjeri tek njësia tregtare.

      â€œJu shqetesoj?”

      â€œÃ‡farë dëshironi?”, e pyeti shitësja.

      Xamanji i tregoi kartën identifikuese të policisë, dhe pastaj shtoi se do dëshironte të bisedonte me të në lidhje me Luçia Mistronin.

      â€œKa qenë një goditje e rëndë për mua. Lajmin ma dha e ëma”, foli Beatriçe Santini, që nuk dukej e surprizuar nga vizita e inspektorit të policisë.

      â€œE kuptoj. A mund të më sqaroni