Federico Betti

Atropos


Скачать книгу

mrekullueshëm.”

      Xamanji tundi kokën.

      â€œMos rastësisht e dini nëse i kishte ndodhur ndonjë gjë kohët e fundit që mund të ketë influencuar në jetën e saj private?”

      â€œJo. Asgjë, me sa di unë.”

      Një klient hyri brenda, kërkoi një paketë cigare dhe me të dalë, Xamanji u përshëndet me vajzën.

      â€œPër momentin them se mjafton me kaq. Ju kërkoj që të rrini në dispozicion dhe, në rast se ju vjen në mend ndonjë gjë e veçantë që ju duket me rëndësi, na vini në dijeni.”

      Vajza aprovoi duke tundur kokën, dhe ai i la numrin e telefonit të Komandës.

      â€œMund të më kërkosh mua. Jam inspektori Xamanji.”

      â€œDakord.”

      Numri i fundit i kontaktit që kishte lënë e ëma e Luçia Mistronit ishte ai i Fulvio Kostelos, një nënpunës i zyrës postare në rrugën Emilia në lagjen Maxini.

      Kur mbërriti aty inspektori Xamanji gjeti pak njerëz, kështu që mundi të pyeste pa problem se kush qe përgjegjësi i zyrës, dhe më tej nëse mund të fliste për një moment me punonjësin e tij.

      Përgjegjësi i zyrës foli një çast me burrin për t’i shpjeguar situatën, pastaj Fulvio Kostelo u largua nga sporteli dhe vajti në pjesën e mbrapme për të folur me Xamanjin.

      â€œMë falni për shqetësimin. Jam inspektori Xamanji. Do doja të shkëmbeja nja dy fjalë me ju në lidhje me Luçia Mistronin.”

      â€œO perëndi, çfarë i ka ndodhur?”, e pyeti burri, duke pasur dijeni fare për ndodhitë e orëve të fundit.

      â€œVajti në jetën e përtejme. Më vjen keq që po jua them në këto rrethana. Kemi dyshimin se nuk ka qenë një vdekje natyrale.”

      Nënpunësi i postës heshti për një moment, pastaj pyeti nëse kishin ndonjë ide mbi autorin.

      â€œPër fat të keq, akoma jo, por po punojmë shumë që ta gjejmë sa më shpejt të mundemi.”

      â€œE kuptoj. Shpresoj që të gjendet shpejt.”

      â€œAshtu urojmë edhe ne”, foli Xamanji, “Tani do doja t’ju bëja disa pyetje, nëse nuk ju vjen keq.”

      â€œPo, bëjini.”

      â€œJu faleminderit. Para së gjithash do doja të dija se si jeni njohur me Luçian.”

      â€œGjatë një udhëtimi në Kanada, rastësisht.”

      â€œE kuptoj. Dhe keni qenë gjithmonë në kontakt.”

      Kostelo tundi kokën.

      â€œA dëgjoheshit shpesh?”, e pyeti inspektori.

      â€œJo çdo javë, por dëgjoheshim shpesh.”

      â€œPara sa kohësh jeni njohur bashkë?”

      â€œPara dy vitesh.”

      â€œDhe a mund t’ju pyes meqë ra fjala, mos ka patur mes jush ndonjë gjë ndryshe nga miqësia?”

      â€œPërse ma bëni këtë pyetje?”

      â€œKemi nevojë për informacione për të zgjidhur një çështje si kjo, dhe po i kërkojmë kudo ku të jenë.”

      â€œE kuptoj. Por jo nuk ka patur.”

      â€œNë rregull. Dhe mos ndoshta keni ndonjë ide nëse ndokush ka patur arsye për ta vrarë? Ose ndonjë diçka që ka ndodhur, që mund të ketë çuar në një fund të këtillë?”

      â€œJo”, u përgjigj burri, pasi ishte menduar për një minutë. “Për fat të keq nuk mund t’ju ndihmoj në lidhje me këtë. Në rast se më vjen ndërmend diçka, do t’ju vë në dijeni.”

      â€œJu faleminderit.”

      Përgjegjësi i zyrës postare zgjati kokën tek dera që shihte për nga pjesa e mbrapme. “Fulvio?”

      Burri u kthye dhe tha: “Besoj se tani më duhet të kthehem në vendin tim të punës.”

      â€œNë rregull.”, i tha Xamanji, duke e kuptuar situatën, “Ju kërkoj vetëm të qëndroni në dispozicion dhe të mos hezitoni të na kontaktoni në rast se ju vjen në mend ndonjë gjë që mund të jetë me vlerë.”

      â€œPa problem fare”, iu përgjigj nënpunësi postar.

      Inspektori tundi kokën, pastaj u përshëndet dhe doli përsëri jashtë në rrugë.

      Tani i mbetej vetëm që të dëgjonte atë çka do i tregonte punëdhënësi i zonjushës Mistroni, dhe më pas do kishte ndoshta mjaft material mbi të cilin të niste të hidhte ndonjë hipotezë apo mendim.

      

      XI

      Davide Paliarini me zor e hiqte nga mendja atë aksident. I dilte natën në ëndërr, si një makth i vazhdueshëm, por sigurisht që ai nuk do donte t’i kishte ndodhur kjo.

      Idiot, përsëriste me vete, jam një idiot, vrava një fëmijë!

      Ishte në pritje të gjykimit, me shpresën se me anë të një avokati të zotë, do të arrinte të ulte dënimin. Ndërkohë, i kalonte ditët me ndërgjegje të vrarë.

      Pak pasi kishte kaluar mëngjesi i asaj dite, atij i ra zilja e shtëpisë.

      â€œKush është?”, pyeti në citofon.

      â€œNjë letër rekomande. Duhet të firmosni.”

      Postieri.

      Paliarini zbriti tek hyrja e pallatit, firmosi, mori zarfin dhe u ngjit përsëri në apartamentin e tij.

      E dërgonte Gjykata e Bolonjës.

      Objekti: njoftim paraqitje.

      Hapi zarfin dhe mësoi se i duhej të paraqitej fiks pas dy javësh në dhjetë dhe se, nëse nuk do gjente vetë një avokat mbrojtës, atëherë do t’i jepnin një nga zyra.

      Vuri zarfin mbi tavolinën e dhomës së ndjenjies, pastaj formoi numrin e telefonit të avokatit të tij mbrojtës.

      â€œPo vjen dita”, i tha Paliarini, pasi sekretarja e kishte transferuar telefonatën tek zyra e avokatit.

      â€œMjafton të rrimë të qetë dhe do ta shohësh që do t’ia hedhim.”

      Avokati ishte tashmë në dijeni të gjithë ngjarjes, pasi ia kishte rrëfyer vetë Paliarini në telefon një ditë pasi kishte ndodhur incidenti.

      Do më dënojnë, i kishte thënë, nuk kam asnjë kartë