që ka duke të patur pranë, ndërsa unë vuaj nga uria që çon në vdekjen e ngadaltë të shpirtit tim? Kthehu i dashur, jam këtu, unë të pres dhe gjithmonë do ta bëj.
KAPITULLI 6
Udhëtimi vazhdoi përmes bisedimeve që shkonin në tema të ndryshme, shpesh të ndërprera nga pushime të gjata e të heshtura dhe nga ndalesa në stacionet e shërbimit. Secili nga ne reflektonte në këto momente, duke u përpjekur ndoshta të mblidhte mendimet e veta para se tjetri të bënte lëvizjen e tij. Duhej edhe pak para se të mbërrinim në Joseph dhe ende nuk i kisha thënë asgjë vërtet të rëndësishme për mua, asgjë që të ishte realisht e rëndësishme dhe që ta ndihmonte vërtet të më kuptonte më mirë. Duhej ta bëja, nuk mund të prisja më tepër. Përndryshe do të kishte qenë pastaj e kotë të flisje, meqë një bisedë e tillë nuk mund të lihej përgjysmë. E hodha veten në boshllëk, duke shpresuar që të kapesha në kohë nga krahët e tij, para se të bija në tokë.
Конец ознакомительного фрагмента.
Текст предоставлен ООО «ЛитРес».
Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес.
Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.