Andrea Calo'

Një Flluskë Jashtë Kohe


Скачать книгу

mbushte dhomën me fjalë, e pashë me pak interes ndërsa pija filxhanin tim të kafesë. Mendja ime bridhte në atë që do kisha parë dhe jetuar në Wallowa, pyesja veten për ekzistencën e vërtetë të shtëpisë që po kërkoja. Natyrisht, po të mos e kisha gjetur, do të kisha mbetur shumë e zhgënjyer nga vetja ime dhe do të kthehesha në shtëpi me duar bosh, duke u detyruar të fshija përgjithmonë ato imazhe që gjithmonë kishin populluar mendjen time dhe mendimet e mia. Kërkova në kujtesën time vizuale për copëza për të rindërtuar imazhin e John-it dhe vlerësova të gjitha ato që ai kishte bërë për mua. Vetëm tani që ai kishte ikur, duke më lënë vetëm në atë dhomë, mund të arrija të shprehja mirënjohjen time. Kishte marrë komplet një të huaj në aeroport dhe i kishte ofruar ndihmën e tij, shërbimet e tij, pa kërkuar asgjë në këmbim. Të paktën deri në atë moment. Pyesja ende veten nëse ai njeri ishte real apo një fryt i imagjinatës sime. Megjithatë, emocioni që kisha ndjerë ndërsa më puthte dorën ishte i vërtetë, fizik. Vendosa të mos mendoja më për këtë. Nëse kisha ardhur në dhomën e atij hoteli në Portland, dikush ose diçka duhej të më kishte sjellë. E çmendur, po, mund edhe të pranoja se jam, por nuk mund të pezmatoja fantazitë e mia deri sa të gjeneronin hipoteza dhe mendime absurde. U zhvesha dhe hyra në banjo, duke u futur poshtë dushit që derdhte ujë shumë të nxehtë, pothuajse tymues. Ndesha në imazhin tim të reflektuar në pasqyrën përballë meje, gjerësisht të turbullt anash nga avulli i nxehtë i prodhuar nga uji i dushit. Ishte krijuar një kornizë rreth trupit tim dhe mund të admiroja tiparet e mia dhe gjinjtë e mi të plotë sikur të isha duke admiruar një pikturë. Pashë se isha objektivisht një grua e bukur. “Po, je një grua e bukur Kate”, më sugjeroi krenaria ime prej gruaje, duke bërë që të nxjerr një buzëqeshje të bukur krenare në buzët e mia të mbyllura. Dushi më largoi lodhjen e ditës nga trupi im, duke i qetësuar muskujt e mi ndërsa uji i nxehtë rridhte përgjatë ijeve të mia dhe më përshkonte kurrizin. U preka me dorë ndërsa mendja shkonte tek John, njeriu i asaj mbrëmjeje, dhe menjëherë u pushtova nga një dridhje e nxehtë që më bëri të drithërohesha nga kënaqësia. Trupi im reagonte mirë ndaj stimujve të seksit, edhe pse ende nuk kisha mundur të përjetoja kënaqësinë e vërtetë me një burrë. Unë vetë e njihja mirë veten aq sa të kujdesesha për trupin tim ashtu siç e meritonte. Menjëherë më pas u ndjeva e qetë dhe e relaksuar, e kënaqur në trup dhe në mendje për atë që sapo kisha bërë. Vesha pizhamat e mia dhe u futa poshtë shtresave. Në televizion talk-show vazhdonte me diagolët e tij, midis grindjeve të forta të pjesëmarrësve grindavecë dhe të qeshurave të publikut, ndërsa prezantuesi përpiqej më kot të merrte kontrollin e një situate që dukej tashmë se i kishte ikur plotësisht nga duart. Pa e kuptuar, në shumë pak kohë rashë në një gjumë të thellë.

      KAPITULLI 4

       Bastard! Je një bastard i ndyrë, po! Unë të dhurova dashurinë time dhe ti e morre bashkë me trupin tim. Ti ke marrë gjithçka nga unë, edhe shpirtin tim. Dhe tani nuk gjen forcën të më pranosh për atë që jam dhe atë që të kam dhënë, fshihesh pas justifikimeve më të poshtra dhe e quan “fryt i mëkatit”! Të kam thënë të zgjedhësh, por duhet ta bësh tani, nuk jam më e gatshme të pranoj më asgjë dhe asnjë! Duhet të zgjedhësh midis ne të dyjave, dhe duhet të jetë zgjedhja jote përgjithmonë. Po më detyron të të urrej, je një i poshtër. Nuk e meriton dashurinë time dhe nëse nuk merr një vendim, nuk do ta kesh më! Ik larg, ik! Liro sytë e mi dhe jetën time nga prania jote e parehatshme, ik tutje përgjithmonë. Nuk dua të të shikoj më, kurrë më! Kam besuar tek ty dhe ti më asgjësove, u poshtërova përpara familjes sime, njerëzve të mi, për ty. Dhe ti në këmbim ke shkelmosur atë pak nder që akoma më kishte mbetur dhe ke larguar thërrimet e krenarisë së një gruaje që akoma mbroja me dhëmbët shtrënguar, pasi kisha vendosur të rrija me ty. Shko tek ajo atëherë! Shko… Ik menjëherë! Je i vdekur për mua, tani dhe përgjithmonë! Bastard i ndyrë!

      Natën hapa sytë, isha e lagur nga djersët. Ndieja nxehtësinë të më mbështillte plotësisht, në të gjithë trupin. Pashë orën me zile, kishte kaluar tre i natës vetëm prej disa minutash. Televizori kishte mbetur i ndezur, po transmetonte një koncert rrok të viteve tetëdhjetë. Në dhomë mbizotëronin shkëlqimet me dritë të përhershme të llampave psikodelike, të përshtatura nga kamerat dhe të kthyera nga skena në të cilën ata këngëtarë të çmendur ishin duke performuar. Muzika ishte ndërprerë herë pas here nga ndonjë bori e shurdhër e makinave që ende kalonin në rrugë, poshtë hotelit. U ngrita dhe dola në dritare të shikoja jashtë, përtej perdeve. Nuk e prisja një kaos të tillë në atë orë të natës, m’u duk shumë i çuditshëm, atipik për një ditë në mesjavë në një rrugë mjaft periferike në krahasim me qendrën e qytetit.

      «Ç’farë furie absurde!», i pëshpërita vetes ndërsa po i mbyllja me vështirësi perdet errësuese të dritares, që po i bënin një farë rezistence rrëshqitjes së grepave në shinë. U ktheva në shtratin tim për të provuar të përpiqesha të rikuperoja gjumin e ndërprerë. Rrotullohesha vazhdimisht në krevat, siç kthehet salsiçia e një hotdogu në pllakën e nxehtë për të evituar që të digjet, nga njëra anë në tjetrën, por thjesht nuk mund të më zinte gjumi. Isha e shqetësuar, por ç’farë ishte ajo që më mbante në atë gjendje thjesht nuk mund ta kuptoja.

      «Përpiqu të flesh Kate, dreqin! Nesër do të jetë një ditë e gjatë dhe e vështirë!», qortoja veten me zë të lartë, e bindur se fjalët kishin më shumë forcë sesa mendimet. Sa më shumë e bëja, aq më shumë ndjeja eksitimin për diçka të pakapshme që rritej dhe hapte me forcë vend në trupin dhe në mendjen time, duke u tallur me mua. Ç’farë po bënte John në atë moment? “Gjumë” do të kishte qenë përgjigjja më e qartë, por edhe më pak interesante. Ndoshta po mendonte për mua? Apo ndoshta kishte një grua me të në shtratin e tij në atë moment? Nuk më kishte folur për familjen e tij, dija vetëm që ishte ndarë. Ose ishte një qejfli grash, një burrë në kërkim të një gruaje të re për çdo natë. Unë ndoshta dukesha si një pre e mundshme për atë mbrëmje, por i kishte shkuar keq! Bëra një buzëqeshje të ndrojtur të kënaqur, por menjëherë e kuptova se e kisha gabim.

      «Nesër do të shohim se si do të shkojnë gjërat, tani fli», u sigurova duke u vetëftuar për t’u shplodhur. Dalngadalë kllapa e nxehtësisë mbytëse e kishte çliruar trupin tim, duke i lejuar lëkurës sime të rifreskohej dhe djersës të thahej, derisa u zhduk plotësisht. Ndihesha më e qetë, më e relaksuar. Të mendoja për atë njeri, për më mirë ose për keq, më sillte qetësi. Dhe me këtë mendim ankoruar në mendjen time dhe imazhin e tij gjallërisht të ndezur para syve të mi, trupi im i lejoi gjumit të vinte dhe të më zinte, për të më dalë pastaj kur drita e natyrshme e ditës filloi të filtrohej përmes perdeve, të mbetura vetëm gjysmë-mbyllur gjatë natës. Një rreze dielli, e ngjashme me një shpatë e bërë vetëm nga drita, mbulonte dyshemenë e dhomës, duke e përshkuar plotësisht nga njëra anë në tjetrën. Kishte kaluar ora shtatë e mëngjesit prej një kohe të gjatë dhe ende duhej të përgatitesha para se të zbrisja në holl për mëngjes, ku do të shihja sërish John-in. Hyra në banjo dhe u pashë në pasqyrë, tani e lirë nga gjurmët e avullit të formuara natën e kaluar. Sytë e mi ishin të fryrë, nuk do të kisha ofruar një pamje të mirë të personit tim në ato kushte, e kuptova menjëherë. U përpoqa të mbuloja atë deformim me tualet, por rezultati në fund ishte vetëm i pjesshëm, vërtetë i varfër. Nuk mund të bëja asgjë, siç më kishte ndodhur herë të tjera, ënjtja do të kishte ikur vetë gjatë ditës. Kisha njëfarë përvoje të tillë. Por pse pikërisht atë ditë, dreqin? John do të kishte qeshur me mua, do të ishte çuditur me mrekullitë që dritëhijet e mbrëmjes mund të bëjnë në imazhin e një gruaje të papërsosur. Megjithatë, një natë më parë sytë e mi më shihnin kaq të bukur! E gjeta zgjidhjen, do të kisha shfaqur një dekolte të madhe. Do të kisha përdorur armët e mia më të mira për të devijuar shikimin e tij nga sytë e mi, për t’i dhënë vlerë diçkaje që ishte më tërheqëse dhe e menjëhershme për të! Në fund